Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, Real Madridi ka shënuar fitore 3:0 ndaj Romës duke e filluar kështu me sukses sezonin e ri.
Isco në minutën e 45-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë dhe Gareth Bale në minutën e 58-të i dhanë fitoren spanjollëve. Ndërsa qershia mbi torte ishte goli i 7-shit të ri të mbretërve, Mariano Diaz, i cili shënoi një super-gol në minutat shtesë të ndeshjes.
Në anën tjetër, edhe Plzen e CSKA Moska kanë barazuar pas golit në minutën e 95-të të rusëve për rezultatin 2:2.
Vendasit shënuan dy herë në portën e rusëve në pjesën e parë, dy herë me anë të Michael Kremncik në minutat 29 dhe 41. Ndërsa ishte Fedor Chalov ai që ngushtoi disavantazhin e CSKA-s në minutën e 49-të. Dramatike ishte goli i
Reali kryeson tashmë në grupin G duke lënë pas Plzen e CSKA-n me nga një pikë dhe Romën me 0 pikë.
●●●
HSHKRIMI NGA
haris
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.