Real Madridi e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Leganesit në kuadër të xhiros së 29-të të La Ligës.
Vendasit ishin duke fituar me golin e shënuar nga francezi Kylian Mbappe në minutën e 32-të, por një minutë më vonë, shifrat u barazuan me anë të Garcias.
Mysafirët s’u ndalën vetëm me barazimin e rezultatit në pjesën e parë, pasi shënuan edhe golin e dytë me anë të Rabas katër minuta para fundit të pjesës së parë, njofton Klankosova.tv.
Me të nisur pjesa e dytë, “Mbretërit” treguan “dhëmbët”, ku barazuan shifrat me anë të Jude Bellinghamit.
Ndërsa goli i fitores erdhi sërish nga francezi Mbappe, i cili e shënoi gjuajtjen e parë nga faulli në karrierën e tij.
Aktualisht Reali gjendet në pozitën e dytë me 63 pikë, aq sa ka edhe Barcelona që është në vendin e parë por ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Leganesi pozicionohet në vendin e 18-të me 27 pikë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.