Klubi i Real Madridit në basketboll e ka mposhtur Partizanin e Beogradit në ndeshjen e pestë me rezultat 98:94 në kuadër të Play-offit të Euroligës
Serinë e ndeshjeve Reali e fitoi 3 me 2, ku dy ndeshjet e para i ka humbur si vendas, teksa në një ndeshje pati edhe përleshje të madhe mes lojtarëve, të cilët u grushtuan mes vete.
Në ndeshjen finale, Partizani i fitoi dy çerekët e parë, ku të parin e fitoi me një pikë diferencë, ndërsa të dytin me 15.
Rezultati i çerekut të parë ishte 22:23, ndërsa ai i të dytit ishte 17:32, kurse dy çerekët e fundit, Reali i fitoi me një epërsi të madhe, ku në çerekun e tretë rezultati ishte 30:21, ndërsa në të katërtin rezultati ishte 29:18.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.