Kees Smit, mesfushori 19-vjeçar i AZ Alkmaar, po tërheq vëmendjen e gjigantëve evropianë, përfshirë Real Madridin dhe Newcastle United.
Sipas mediave britanike, Newcastle e kishte Smit objektivin kryesor për janar, por një transferim ne janar duket i pamundur.
AZ Alkmaar e vlerëson talentin holandez rreth 60 milionë euro, një shifër që ka ftohur interesin e menjëhershëm.
Newcastle nuk është gati të shpenzojë më shumë se 40 milionë paund gjatë këtij afati kalimtar.
Nëse ai qëndron te AZ deri në verë, gara për firmën e tij pritet të bëhet edhe më e fortë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.