Real Madrid udhëton sonte drejt Asturias për t’u përballur me Real Oviedon në javën e dytë të La Ligës, në një ndeshje që rikthen këtë duel në elitën spanjolle pas 24 vitesh.
Pas fitores ndaj Osasunas javën e kaluar, ndonëse me disa mungesa të rëndësishme, Real Madrid mbeten favoritë të qartë për të vazhduar startin perfekt në fillimin e kampionatit.
Nga ana tjetër, Oviedo pavarësisht humbjes nga Villareal, mbesin të motivuar për këtë përballje historike. Ata vijnë pa mesfushorin Alberto Reina (i pezulluar), por me rikthimin e David Costas dhe prurje si Rondón e Dendoncker që synojnë të sjellin surpriza përpara publikut vendas.
Formacionet zyrtare: Real Oviedo:Escandell(GK); Luengo, Costas, Calvo, Alhassane; Sibo, Vidal, Ilic, Dedoncker, Chaira; Rondon Real Madrid: Courtois(GK); Carreras, Hujisen, Rudiger, Carvajal; Güler, Tchouameni, Valverde; Mastantuono, Mbappe, Rodrigo.
Ndeshja transmetohet në Artmotion, me fillim prej orës 21:30 në Sport3, nën komentimin e Gramos Pyllës./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.