Kombëtarja e Spanjës dje ngjalli polemika me postimin paralajmërues për ndeshjen me Kosovën U21.
Iberikët iu referuan Kosovës si "territor" e më vonë edhe si vetëm federatë.
Megjithatë, 15 herë kampionët e Evropës, Real Madridi në një postim për talentin e tyre Gonzalo Garcia që ishte në fushë ndaj dardanëve të rinj, ka publikuar edhe flamurin e Kosovës bashkë me rezultatin e ndeshjes.
Faqja e Real Madridit në Instagram ka plot 178 milionë ndjekës. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.