Real Madrid po intensifikon përpjekjet për të transferuar mesfushorin argjentinas të Liverpoolit, Alexis Mac Allister.
Sipas raportimeve në mediat spanjolle, madrilenët kanë propozuar një marrëveshje shkëmbimi duke përfshirë edhe Eduardo Camavinga në këtë operacion, transmeton Klankosova.tv.
Klubi spanjoll e sheh argjentinasin si përforcim kyç për mesfushën, ndërsa mbetet të shihet nëse Liverpooli do të pranojë një ofertë të tillë për një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.