Real Madrid ka lëshuar një deklaratë zyrtare pas lajmit të sotëm për një sherr midis lojtarëve të tyre, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde, i cili e la Valverden në spital.
Në deklaratën e lëshuar nga klubi thuhet se ata kanë hapur procedura ligjore kundër lojtarëve.
"Real Madrid CF njofton se, pas ngjarjeve që ndodhën këtë mëngjes në stërvitjen e ekipit të parë, ka vendosur të fillojë procedurat disiplinore kundër lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni. Klubi do të njoftojë zgjidhjet për të dyja rastet në kohën e duhur, pasi të jenë përfunduar procedurat e brendshme përkatëse". /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.