Real Madridi e shkatërroi Valencian me rezultatin 4-0 në javën e 11-të të La Ligës, duke vazhduar serinë e tyre sensacionale në sezonin 2025/26. Kjo fitore shënon nisjen e tyre më të mirë të sezonit që nga viti 1928, transmeton Klankosova.tv Nën drejtimin e Xabi Alonsos, Los Blancos kanë regjistruar 13 fitore dhe kanë pësuar vetëm një humbje në 14 ndeshje zyrtare, duke barazuar arritjet legjendare të trajnerëve José Ángel Berraondo (1928/29) dhe Miguel Muñoz (1961/62).Pas 11 ndeshjeve, Reali ka grumbulluar 30 pikë dhe ndodhet në krye të tabelës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.