Pas ngjarjet së rëndë që tronditi Real Madridin, ku pati përleshje fizike mes Fede Valverdes dhe Aurelien Tchouamenit gjatë stërvitjeve ka detyruar klubin të hapë procedime disiplinore ndaj tyre.
Drejtuesit e klubit e konsiderojnë situatën të papranueshme dhe po vlerësojnë seriozisht shitjen e të dy lojtarëve gjatë kësaj vere si një masë ndëshkuese.
Ky skandal pritet të ndryshojë fatin e lojtarëve të tjerë si Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos, të cilët ishin në listën e largimeve, por tani mund të qëndrojnë për të mbuluar boshllëkun e krijuar.
Ndonëse Valverde dhe Tchouameni janë shtylla të ekipit, klubi nuk do të tolerojë thyerjen e disiplinës dhe do të kërkojë përfitime maksimale nga shitja e tyre në tregun e transferimeve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.