Real Madridi vazhdon strategjinë e tij për të transferuar talentet më të mëdhenj të futbollit evropian përpara se vlera e tyre në treg të shpërthejë.
Synimi i radhës i "Mbretërve" është mesfushori i AZ Alkmaar, Kees Smit, i cili po cilësohet si një nga zbulimet më të mëdha në Holandë.
Sipas raportimeve të fundit në mediat spanjolle, klubi madrilen ka përgatitur një ofertë zyrtare që kap shifrën e 50 milionë eurove, plus 12 milionë të tjera në formë bonusesh.
Ky investim tregon besimin e madh që drejtuesit e Realit kanë te 20-vjeçari, i cili me stilin e tij të lojës po krahasohet shpesh me yllin e Barcelonës, Pedri. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.