Real Madrid po shqyrton seriozisht mundësinë për të vazhduar me Álvaro Arbeloa edhe sezonin e ardhshëm, pas përmirësimit të dukshëm të rezultateve dhe stabilitetit në skuadër.
Trajneri spanjoll ka rikthyer qetësinë në ekip dhe ka fituar besimin e lojtarëve, përfshirë edhe Vinícius Júnior.
Performancat e fundit dhe loja më e organizuar kanë bindur drejtuesit se Arbeloa mund të jetë zgjidhje afatgjatë në pankinë.
Vendimi përfundimtar pritet në fund të sezonit, por aktualisht shanset për vazhdim duken shumë të mëdha./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.