Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, e ka vënë në krye të listës së përforcimeve mesfushorin argjentinas të Liverpool-it, Alexis Mac Allister.
Kampioni i botës 2022 ka shkëlqyer në Premier League dhe shihet si partneri ideal i Tchouaménit për të forcuar mesfushën “merengue”.
Sipas mediave spanjolle, Real Madrid është gati të ofrojë rreth 120 milionë euro, por Liverpool nuk e ka ndërmend të lehtësojë largimin e lojtarit që ka kontratë deri në vitin 2028.
Një transferim i mundshëm pritet të diskutohet gjatë verës së vitit 2026.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.