Tre herë fituesi i Euroligës Olympiakosi është përsëri në finale të kompeticionit më të madh të basketbollit europian.
Grekët kanë mposhtur CSKA Moskën në play off, përderisa ish lojtari i Houston Rocket Vassilis Spanoulis ka shënuar 11 pikë në çerekun e katërt duke e udhëhequr Olympiakosin drejt një fitoreje të ngushtë por të madhe me rezultat 70-68.
Olympiakos do të takohet sonte me Real Madridin në serinë e finaleve pasi që Madrilenët fituan kundër Fenerbahce Ulker.
Olympiakos ka mposhtur Real Madridin për titullin e Euro ligës në vitin 2013, kjo është një mundësi e mirë e madrilenëve për revanzh. Real Madrid ka qenë në finale edhe në dy sezonet e kaluara, vitin e kaluar u mposht nga Maccabi.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.