Një përballje mjaft e fortë do të jetë ajo në mes Real Madridit dhe AC Milanit.
Kjo ndeshje do të luhet sonte me fillim nga ora 21:00 në "Santiago Bernabeu".
Favorit këtu llogariten "mbretërit", pasi që kanë një përparësi si vendas, por edhe kanë një motiv shtesë për t'u këndellur nga humbja e thellë prej 4:0 në "El Clasico" ndaj Barcelonës.
Ndërkaq, "rossonerët" , nuk është se po kalojnë në momentet më të mira, por që është një skuadër që përballë kundërshtarëve të mëdhenj di të dëshmohet.
Tashmë dy trajnerët, Carlo Ancelotti dhe Paolo Fonseca i kanë publikuar formacionet zyrtare, me futbollistët që do ta starojnë ndeshjen.
Mbetet të shihet se cili nga ta do të del triumfues.
Kryendeshja e natës së sontme në Champions që zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, midis Real Madridit dhe Milanit, do të transmetohet në platformën Art Motion, në kanalin Sport 1, me komentimin e Andin Lokajt.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.