Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi arriti ta eliminojë Chelsean në çerekfinale të kësaj gare.
Ndeshja ishte spektakolare në “Santiago Bernabeu” dhe përfundoi me rezultatin 2:3 në të mirë të skuadrës nga Londra, por ishte e pamjaftueshme për të kaluar tutje.
“Blutë” ishin duke udhëhequr me rezultatin 0 me 3, pas golave të shënuar nga Mason Mount, i cili shënoi në minutën e 15, Antonio Rudiger në të 51-tën dhe Timo Werner 75-tën.
Kur skuadra e Thomas Tuchel dukej se po shkonte drejt gjysmëfinales, në skenë doli Rodrygo, i cili realizoi në minutën e 80, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në pjesën e parë të vazhdimeve, Karim Benzema shënoi në minutën e 96 për rezultatin 2:3, që ia siguroi Realit kalimin tutje me rezultatin e përgjithshëm 5:4.
“Los Blancos” në gjysmëfinale do të takohen me fituesin nga ndeshja Atletico Madrid – Manchester City.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.