Artistët përfshirë Solange Knowles dhe Frank Ocean kanë folur kohët e fundit në lidhje me Grammys dhe garën, dhe tani, Drejtori i Recording Academy Neil Portnow i është përgjigjur pyetjeve në një intervistë të re, transmeton Klan Kosova.
Asnjë artist me ngjyrë nuk e ka fituar “Albumi i Vitit” që nga viti 2008 kur fitoi Herbie Hancok. Në ceremoninë e të dielës, Adele fitoi çmimin për albumin e vitit me “25”, duke lënë prapa Beyonce me “Lemonade”.
“Unë nuk mendoj se kishte probleme në garë”, ka thënë Neil.
“Mos harroni, ky është një çmim i miratuar nga kolegët. Pra, kur ne themi Grammys, nuk është një entitet i korporatave por është një akademi me 14 mijë anëtarë. Ata kanë për t’u kualifikuar në mënyrë që të jenë anëtarë, që do të thotë të kenë regjistruar dhe bërë muzikë, dhe kështu që ata janë lloj i ekspertëve dhe niveli më i martë i profesionistëve në industri”, ka thënë Neil.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.