Këngëtari Chris Cornell u nda nga jeta këtë të mërkurë dhe kjo ngjalli pikëllim në botën e muzikës si dhe tek të gjithë ata që e njohën dhe e adhuruanm përfshirë edhe njerëzit e tjerë të famshëm.
Billy Idol tha se është i pikëlluar të dëgjojë për vdekjen e Chris Cornell duke thënë se ishte artist i madh dhe se kjo ishte goditje tjetër [për të].
Elton John po ashtu e quajti këngëtar të madh.
Aktori Val Kilmer kujtoi diçka nga rokeri, duke u kthyer në kohët kur Cornell shkonte në festat e tij në Hollywood dhe lozte muzikë me qetësi në qoshk, deri sa të gjitha gratë binin në këmbët e tij duke e dëgjuar.
Edhe Dave Navarro u ndje i shokuar nga ky lajm.
Elijah Wood po ashtu shprehu pikëllimin për vdekjen e rokerit.
Jimmy Page i grupit legjendar Led Zeppelin e quajti Cornellin talent të pabesueshëm, po aq sa ishte e pabesueshme rinia dhe mungesa e tij.
Ndërsa ende pritet një koment nga miku i tij, Brad Pitt, me të cilin kishin kaluar kohë së bashku për dekada.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.