Një 50-vjeçar nga Kamenica të dielën pësoi sulm në zemër dhe në emergjencën e Spitalit të Gjilanit shkoi pa shenja jete.
Por, shtrirja në shtratin e këtij institucioni shëndetësor për H.M u bënë sekondat e tij të artë.
Kjo meqë pas 15 minutash reanimimi nga shefi i Emergjencës, Begush Cana, me ekipin tij të cilët reaguan shpejtë, arritën që pacientin ta kthejnë në jetë.
Specialisti Cana, tha se këto raste nuk i kanë të rralla, derisa shtoi se ky sukses vjen si shkak i përfilljes se protokolleve të reanimimit dhe angazhimit të përbashkët.
Ndërkaq, ai e sheh tejet të rëndësishëm fuqizimin e shërbimit emergjent kudo në vend, shërbim ky vendimtar e jetik.
E pikërisht ato hapësira dhe disa reparte tjera në këtë spital do rinovohen nga një investimi qeverisë së Luksemburgut.
Mesatarja e numrit të pacientëve në një 24 orësh në spitalin e Gjilanit është 120 -140.
https://www.youtube.com/watch?v=zFpG-gdqFXk
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.