FC Drita sonte e zhvillon ndeshjen e gjashtë dhe të fundit të fazës së ligës në Conference League.
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, do të jetë mysafire e skuadrës së njohur spanjolle, Rayo Vallecano.
Loja do të luhet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ”Campo de Futbol de Vallecas” në Madrid dhe transmetohet në platformën Artmotion në RTK.
Skuadra e drejtuar nga Zekirja Ramadani, nga pesë ndeshje të zhvilluara, ka shënuar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, duke grumbulluar 8 pikë, derisa Rayo Vallecano ka 10 pikë.
"Intelektualët" kanë gjasa shumë të mira të mbyllin fazën e ligës në 24 skuadrat më të mira, ku do të siguronin kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.