Piloti spanjoll i skuadrës Trackhouse, Raul Fernandez, është shpallur fitues i garës së Çmimit të Madh të Australisë në MotoGP.
Ky përbën suksesin e parë në karrierë për pilotin 24-vjeçar, i cili triumfoi në pistën e Phillip Island. Në vendin e dytë u rendit italiani Fabio Di Giannantonio me ekipin VR46, ndërsa vendi i tretë shkoi për Marco Bezzecchin, gjithashtu italian, që garoi me Aprilia.
Jashtë podiumit mbeti Alex Marquez me Ducati Gresini, i cili e përfundoi garën në vendin e katërt.
Gara ishte mjaft e ekuilibruar, me pilotët që dueluan fort në çdo xhiro, por në fund Fernandez arriti të shkëputej dhe të siguronte fitoren në xhirot e fundit. Në këtë garë mungoi spanjolli Marc Marquez, i saposhpallur kampion bote, i cili është operuar dhe nuk mori pjesë.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.