Policia gjermane po heton rastin e një çifti për të cilët thuhet se e kanë mbajtur djalin e tyre në shtëpi në një fshat pranë qytetit bavarez të Bayreuth për 30 vjet, transmeton Klan Kosova.
Burri i cili tani është 43 vjeçar, rrallë është parë që nga koha kur ndërprerë shkollën në moshën 13 vjeçare.
Policia thotë se ai dukej i lënë pas dore.
Nëna e tij tha për mediat lokale se “ai nuk dëshironte që të dilte nga shtëpia” , dhe ajo e ka lejuar këtë gjë pasi dëshironte ta mbronte djalin e saj.
Policia u alarmua nga rasti misterioz muajin e kaluar, ndërsa e morrën burrin dhe e dërguan në spital.
Ai nuk është identifikuar për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë në Gjermani.
“Ndoshta ai dëshironte të jetonte në atë mënyrë”.
“Ne nuk e dimë saktësisht që sa kohë ka jetuar burri atje pa kontakte të rregullta me botën e jashtme, as nuk e dimë se si ishte situata”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i policisë, Juergen Stadter.
Në një konferencë të mërkurën polici tha se kishte prova që ai kishte qenë në gjendje të lëviz lirishëm nëpër shtëpi, dhe nuk ishte lidhur me zinxhirë.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.