Një nënë indiane, ka lindur binjakë siamezë, të bashkuar, të cilët kanë nga dy palë duar mirëpo vetëm një palë këmbë.
Binjakët – një djalë e vajzë – po ashtu ndajnë bashkë çdo organ vital.
Nëna e tyre, 24 vjeçarja me emrin Shivrajo Devi, i ka lidnur bebet në një klinikë private në fshatin Bihar në lindje të Indisë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Doktorët i kanë rekomanduar çiftit që fëmijët t’i dërgojnë në një spital më të madh për trajtim, por prindërit, duke marrë parasysh gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, janë detyruar që foshnjat t’i kthejnë në shtëpi.
Mjekët indianë që i kanë ekzaminuar foshnjat, kanë deklaruar se ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë i binjakëve siamezë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.