Roma humb menjëherë shërbimet e Leon Bailey. Sulmuesi anësor xhamajkan, i sapoardhur në huazim nga Aston Villa, u detyrua të ndalet pas një dëmtimi muskulor në stërvitjen e tij të parë në Trigoria.
Pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, gjendja e tij u bë e ditur nga klubi verdhekuq përmes një njoftimi zyrtar.
“Leon Bailey ka pësuar një dëmtim të dyshuar mio-tendinoz të muskulit rectus femoris në këmbën e djathtë.
Në orët në vijim lojtari do t’i nënshtrohet kontrolleve të tjera diagnostikuese për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit. Bailey e ka nisur tashmë trajtimin rehabilitues në qendrën sportive Fulvio Bernardini.”
Bailey do ta humb premierën e kampionatit kundër Bolognës të shtunën, teksa rikthimi i tij në fushë pritet pas pauzës së kombëtareve./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.