Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mbajtur një konferencë në lidhje me rastin e mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën është gjetur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake.
Sveçla ka thënë se granatat e gjetura janë prodhim serb i vitit 2021, përcjell Klankosova.tv.
Ai gjithashtu u shpreh se armët janë të furnizuara drejtpërdrejt nga ushtria e Serbisë.
“Granatat e dorës janë prodhim serb i vitit 2021, që do të thotë se nuk janë armë të mbetura nga lufta e viteve 98-99 në Kosovë, por janë të furnizuara drejtpërdrejt nga ushtria e Serbisë. Doza e dhunës dhe kriminalitetit nga Serbia veçse po rritet, bandat kriminale tash veçse janë shëndrruar në organizime terroriste, por ne me institucionet tona nuk do të lejojmë që ato të kenë sukses”, u shpreh ai.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.