Një incident i çuditshëm ndodhi gjatë një ndeshjeje të Kupës së Rusisë.
Në takimin mes Zenit St Petersburg dhe Akhmat Grozny, Nader Ghandri mori karton të kuq, andaj edhe hoqi fanellën dhe ia dha një tifozi, transmeton Klankosova.tv.
Pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u anulua dhe mbrojtësi e kuptoi se nuk mund të kthehej në fushë pa fanellën e tij, ndaj iu desh t’i lutej tifozit t’ia kthente.
Ai më pas shënoi një gol dhe në fund të ndeshjes ia dha përsëri fanellën tifozit.
Takimin në fund e fitoi Zeniti me rezultat 2-1.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.