Vaksinat kundër COVID-19 kanë qenë “një aleat i jashtëzakonshëm” në betejën e Amerikës kundër virusit.
Në javën e kaluar, SHBA-të kanë pasur mesatarisht rreth 31.200 raste të reja me COVID-19, mesatarja më e ulët që nga qershori i kaluar dhe më pak se gjysma e asaj që ishte vetëm një muaj më parë, sipas të dhënave të Universitetit ''Johns Hopkins'', transmeton Klan Kosova.
Dhe vendi kishte mesatarisht 614 vdekje nga COVID-19, gjatë ditëve të javës së kaluar, më pak se një e treta e mesatares që ishte tre muaj më parë, sipas të dhënave të ''Johns Hopkins''.
"Ne po fitojmë luftën kundër virusit dhe kemi nevojë që ju të na ndihmoni të përfundojmë punën", tha këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Andy Slavitt, në një konferencë të martën.
"Rastet po ulen, vdekjet po bien, shtrimet në spital po bien, vaksinat po rriten", tha të martën për CNN, Dr. William Schaffner, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt.
Rreth 47.7% e popullsisë amerikane ka marrë të paktën një dozë vaksine COVID-19, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Rreth 37.5% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.