Llapi dhe Ballkani e kanë përfunduar derbin në "Zahir Pajaziti" me rezultatin e njejtë me të cilin edhe nisi ndeshja.
Pavarësisht se të dyja skuadrat krijuan raste shumë të mira shënimi, portat mbetën të paprekura në Podujevë, raporton Klankosova.tv.
Në fakt, suharekasit e gjetën rrjetën e nikoqirit në pjesën e parë me anë të sulmuesit Sunday Adetunji, por paraprakisht bashkëlojtari i tij, Bleart Tolaj e kishte prekur topin me dorë dhe goli u anulua, njofton Klankosova.tv.
Ky duel ishte i vlefshëm për javën e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Të dyja ekipet deri tani kanë grumbulluar nga 14 pikë, njofton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2389301" align="alignnone" width="206"]

Renditja tabelare pas tetë xhirove në Superligë
Foto: FFK[/caption]
Çerekun e parë të ndeshjeve në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, kampioni aktual e mbyll me derbin e qytetit, ku luan ndaj Suharekës, kurse nënkampionët llapjanë shkojnë në Klinë për t'u përballur me Dukagjinin.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.