Është një fenomen i rrallë dhe i bukur njëkohësisht. Ky është momenti i lindjes së një fëmije, i cili gjendet brenda qeskës amniotike, e njohur ndryshe si “këmishë”, një fenomen që ndodh 1 në 80 mijë lindje, shkruan Shendeti, transmeton Klan Kosova.
Fëmija ka lindur me membranën rrethuar gjithë trupit, vetëm disa minuta pasi binjaku i tij lindi normalisht.
Videoja është filmuar në Spanjë të shtunën, ku shfaqet i sapolinduri i strukur brenda placentës dhe i shtrirë në tavolinën e spitalit.
Foshnja mund të duket shumë qartë brenda placentës, bashkë me kordonin blu të kërthizës, me anë të së cilës thith oksigjenin. Ai fillon të lëvizë brenda placentës dhe bëhet gati të “braktisë” placentën dhe të takojë binjakun e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=_gLnG1y3Mts
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.