Atletico Madrid ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin italian Giacomo Raspadori.
Klubi spanjoll ka dërguar tashmë ofertën zyrtare te Napoli dhe është në pritje të përgjigjes së klubit italian.
Marrëveshja personale mes Raspadorit dhe Atleticos është mbyllur me sukses, ndërsa bisedimet mes dy klubeve janë në fazën përfundimtare.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, sulmuesi 24-vjeçar pritet të jetë përforcimi i radhës i skuadrës së Diego Simeones për sezonin e ri.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.