Transferi i ri i Barcelonës, Marcus Rashford, ia bëri sefte në miqësoren ku "katalunasit" e fituan me rezultat të thellë 5:0 ndaj Daegu.
Rashford e realizoi golin e fundit të ndeshjen duke e regjistruar kështu të parin për skuadrën nga "Camp Nou".
Derisa katër golat e tjerë u realizuan nga: Gaxi 2X, Robert Lewandowski dhe Toni Fernandez.
Ekipi i drejtuar nga gjermani Hansi Flick, po përgatitet për ta pasur një tjetër sezon të suksesshëm, ndërsa do ta kërkojë suksesin edhe në garat prestigjioze evropiane krahas La Liga-s.