Policia të hënën ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe se i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës.
Bëhet e ditur se njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh, personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor.
Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin, nuk raportohet për të arrestuar.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.