Lajmet e fundit

Amir Saipi, raportohet se e ka zgjedhur Kosovën.
Kështu ai i lë përfundimisht "Helvetikët" për "Dardanët".
Portieri i Luganos, ishte për disa kohë numri një i ekipit zviceran U-21.
24-vjeçari vitin e kaluar, mori pjesë edhe në Kampionatin Evropian, shkruan gazeta zvicerane Corriere del Ticino, transmeton Klankosova.tv
"Gardiani i portës", i lindur në Schaffhausen ka zhvilluar katër paraqitje për Zvicrën U19 dhe 14 paraqitje për Zvicrën U21.
Ai pritet të jetë një konkurrencë për portierin Arjanet Muriq, i cili luan në Ipswich në Premier League.