Lajmet e fundit

Glasgow Rangers, e ka nisur me fitore edicioni e ri të Europa League.
Skuadra skoceze tri pikët e para i mori ndaj Malmos, që e mposhti me rezultat 0:2.
Protagonist në këtë fitore ishte edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili ia dha
ekipit të tij epërsinë qysh në sekondin e 55-të.
Bajrami luajti deri në minutin e 84-të , duke u shpallur "Futbollist i ndeshjes" sipas Sofascore me notën 8.8.
Golin e dytë të ndeshjes e realizoi, Ross McCausland në minutin e 76-të.
Ndeshjen e radhës në Europa League skuadra e Bajramit e luan ndaj Lyonit në shtëpi kurse Malmo udhëton tek Qarabagu.