Java e 13-të e Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës në futboll ka nisur me fitoren e Ramiz Sadikut në udhëtim ndaj Tefik Çangës, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Ferizaj.
Skuadra prishtinase arriti të marrë tri pikë të çmuara falë golit të Arjol Bllacës në minutën e 80-të, duke mposhtur me meritë skuadrën që po kalon formë mjaftë të mirë në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, raporton Klankosova.tv.
Java vazhdon nesër me shtatë duele interesante, por gjithë vëmendja do të jetë në Prizren, ku zhvillohet derbi i madh ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit – dy skuadra me traditë të madhe dhe rivalitet të zjarrtë në futbollin kosovar.
Kjo ndeshje, që do të luhet në stadiumin "Përparim Thaçi" në Prizren, do të transmetohet ekskluzivisht në Sport 1 të Artmotion me fillim nga ora 13:00.
Ndërkohë, takimi mes Feronikelit dhe 2 Korrikut është shtyrë për një datë tjetër. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.