Rami Hadar është prezantuar sot si trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës në basketboll.
Klankosova.tv nga burimet e gazetarit Lutrim Islami, raportoi e para në lidhje me arritjen e marrëveshjes gjatë ditës së premte, teksa sot u zyrtarizua.
Hadar do ta drejtojë Kosovën në parakualifikimet për Eurobasketin që do të mbahet në vitin 2025.
Selektori i ri Hadar ka treguar faktorët kyç për arritjen e marrëveshjes.
“Ndjenjë se ky është vendi perfekt për mua. nuk është vetëm për basketboll. Të njihem me njerëzit këtu ishte një faktor kyç që ta pranoj punën”, u shpreh Hadar, raporton Klankosova.tv.
“Objektivi i parë është që të shkojmë sa më larg. Puna e një trajneri është që të merr më të mirën dhe në fund të ditës puna e një trajneri të basketbollit është që të ofrojë sa më shumë”.
“Objektivi ynë është që të shkojmë më lart se zakonisht”.
Dardanët janë në grupin H, teksa do të nis përballjet nga raundi i tretë i parakualifikimeve.
Kosova është në grupin H me Zvicrën dhe Danimarkën.
Raundi i tretë i parakualifikimeve do të zhvillohet për gjashtë ditë, nga 19 korrik deri më 5 gusht.
Kjo është hera e parë që Kosova do të luajë me Zvicrën, ndërsa me danezët është përballur së fundi, ku Dardanët kanë një fitore 78:73 dhe një humbje 105:71.
Ndryshe, Hadar në të njëjtën kohë do të jetë edhe trajner i Pejës, të cilën e shpalli kampion pak ditë më parë. /Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/ekskluzive-rami-hadar-zyrtarizohet-neser-si-trajner-i-kosoves/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.