Rami Hadar, i cili e shpalli Pejën kampion do ta marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës në basketboll.
Klankosova.tv të premten ka raportuar në lidhje me arritjen e marrëveshjes.
Zyrtarizimi i tij do të bëhet nesër më 22 maj në orën 14:00, ku kryetari i Federatës së Basketbollit Arben Fetahu, do të mbajë konferencë për media.
"Në këtë konferencë do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, si dhe do të shpalosen detaje nga ndeshjet e Dardanëve në parakualifikimet e Eurobasket 2025, ku jemi në grup me Zvicrën dhe Danimarkën", thuhet në njoftimin e lëshuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës të shtunën.
Përzgjedhësi i ri dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu do të nënshkruajnë kontratën për rrugëtimin e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s.
https://klankosova.tv/ekskluzive-rami-hadar-zyrtarizohet-neser-si-trajner-i-kosoves/
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO
https://klankosova.tv/rami-hadar-selektor-i-kosoves-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.