Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, është deklaruar pas humbjes 2-0 që pësuan nga Anglia.
Pas ndeshjes, Ramadani tha se atmosfera në fushë ishte e mirë dhe se krijuan raste në pjesën e dytë.
“Na kemi ardhë me lujtë është një atmosferë shumë e mirë në fushë. Në momentin më të mirë. Ne krijuam rastin në pjesën e dytë, kur u fut Broja na dha impuls”, tha Ramadani, transmeton Klankosova.tv
Në Wembly sonte ishin 20 mijë shqiptarë, për të cilët, Ramadani pati një mesazh.
“Ne shqiptarët e bëjmë mirë kudo, na vjen keq që nuk bëm gjë për ta. I falënderojmë shumë që janë ardhë”.
https://www.youtube.com/watch?v=Qo3MhRq0j_U
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.