Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se e dënon fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit.
Në platformën X, ai ka shkruar se mendimet e tij janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin, raporton Klan Kosova.
“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, ka shkruar Edi Rama.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.