07.03.2023 · përditësuar para 1229 dite1 min lexim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur sot në takim nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë bërë të ditur se në këtë takim është caktuar 16 tetori së datë kur do të mbahet samiti i Berlinit në Tiranë, njofton Klan Kosova.
Rama ka folur edhe për procesion e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka theksuar se e mbështet fuqimisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
"E mbështesin fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë, është një plan shumë përmbajtjesor dhe shumë real i cili sjell normalizimin e nevojshëm dhe të shumëpritur të cilin të dyja palët duhet ta trajtojnë me të gjithë kurajën e domosdoshme".
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.