Rahoveci ka përmbyllur me fitore lojën kundër Golden Eagle Yllit me rezultat 84-70.
Vendimtarë për fitoren e Rahovecit ishin Darell Davis me 21 pikë, 1 kërcim, 2 asistime dhe Alban Veseli me 11 pikë, 7 kërcime, 6 asistime dhe një bllok.
Për Yllin më të dalluarit ishin Charles Allen Gill me 19 pikë, 7 kërcime dhe, 2 asistime po ashtu edhe Valon Bunjaku kishte një paraqitje të mirë me 15 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime, përcjell Klan Kosova.
Mirëpo edhe me lojën e mirë të Yllit, këta të fundit nuk mundën të ndalin dominimin e vreshtarëve të cilit ishin 45% të saktë në tentime për kosh.
Kjo ndeshje vlen për xhiron e 28 të Supërligës së Kosovës në basketboll dhe respektivisht ndeshja e fundit për Rahovecin dhe Yllin para Playoffit.
Ndeshja e fundit e ligës luhet në mes të Pejës dhe Vllaznimit, me fillim nga ora 19:00 ekskluzivisht në ArtMotion.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.