Dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar.
Rasti ka ndodhur të shtunën në Rahovec, në rrugën "Vëllezërit Frashëri", rreth orës 10:00.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Elezaj tha se ata u lënduan derisa ishin duke punuar në ndërtimin e një shtëpie.
Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e shkëputjes së vinçit nga pllaka.
"Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori", tha ajo.
Rasti është hapur nga policia dhe po cilësohet si "Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse".
Raportohet se njëri nga punëtorët pësoi lëndime me të rënda dhe u dërgua për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.