Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë që serbët e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me kryeministrin Albin Kurtin.
Raci në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që ata sipas tij, nuk duhet të bëhen "instrument dirixhues i Beogradit".
"Goran Rakiq komplet e ka keqkuptuar, ose totalisht e ka keqinterpretuar marrëveshjen për targat dhe liritë e lëvizje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011. Ajo marrëveshje nuk ka të bëjë me serbët e Kosovës dhe se ata askush nuk i pengon të lëvizin lirshëm".
Tutje Raci ka thënë që serbët e Kosovës duhet të lëvizin si shumica shqiptare dhe pakicat e tjera, konform legjislacionit në fuqi.
"Andaj veprimi i fundit i qeverisë së Kosovës, nuk ka qenë veprim i ri në kuadër të dialogut, ka qenë vetëm një element që nuk është zbatuar nga e kaluara. Serbët e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës dhe të mos bëhen instrument dirixhues i Beogradit dhe natyrisht qeveria e Kosovës sfidën më të madhe tani e ka që të zhbëjë ndikimin që ka Serbia në Kosovë përmes Listës Serbe", tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=8C7n04WPUFc&t=1s
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.