Adrien Rabiot ka pësuar një shqetësim të lehtë fizik gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e Francës, por lëndimi nuk konsiderohet serioz. lajmi është bërë i ditur nga faqja milannewsofficial.
Sipas raportimeve, francezi ndjeu shqetësim në muskulin e kofshës gjatë përgatitjeve dhe stërvitjeve, por stafi mjekësor ka konfirmuar se nuk ka rrezik mungese të gjatë. Ai është liruar nga stërvitja për të pushuar dhe për t’u ekzaminuar nga mjekët e klubit të tij, AC Milan.
Deschamps ka thënë se Rabiot është ndier i shqetësuar në stërvitje, ndaj vendimi për ta ndaluar nga stërvitja është marrë si masë paraprake dhe për të shmangur rrezikun e një dëmtimi më të rëndë.
Sipas tij, situata nuk është serioze, por është e rëndësishme që lojtari të monitorohet me kujdes dhe të rikuperojë para se të rikthehet në fushë.
Milan po e monitoron me kujdes situatën, por janë optimist se mesfushori do të jetë për ndeshjen ndaj Napolit.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.