Mesfushori francez Adrien Rabiot ka marrë një ofertë shumë të lartë nga Arabia Saudite, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij te Milani.
Rabiot po kalon një sezon shumë të mirë në Serie A dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Megjithatë, oferta financiare mund ta tundojë për një largim gjatë verës. Për momentin, lojtari është i fokusuar te Milani, ndërsa klubi po punon për rinovimin e kontratës së tij, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.