Këngëtari i famshëm amerikan, R Kelly, po akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 17 vjeçar.
Prokurorët federalë supozojnë që këngëtari e kishte bërë këtë veprim në një restorant të McDonald më 2006.
Ata po kërkojnë prova për këtë dhe krime të tjera të cilat pritet të dëgjohen në gjykimin e itj.
Kelly e ka mohuar të ketë abuzuar me dikë, ndërkaq avokatët e tij nuk u janë përgjigjur supozimeve të fundit.
Fituesi i çmimit “Grammy” do të përballet me një gjykim në New York muajin tjetër nën akuzat për eksploatim seksual, për shkrepje fotografish të padinjitetshme të minoreneve dhe për shmangie nga drejtësia.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.