Interi dhe Milani do të ballafaqohen sot në kuadër të javës së katërt në Serie A.
Ndeshja do të zhvillohet në “San Siro”, duke filluar nga ora 18:00, shkruan Klankosova.tv.
Dy ekipet nga qyteti i modës e kanë nisur edicionin e ri në mënyrë fantastike, duke fituar të gjitha takimet.
Njashtu edhe janë skuadrat me më së shumti gola të shënuar në këtë kampanjë – dallimi qëndron vetëm te Milani që ka pësuar dy gola, teksa Interi akoma zero.
Kështu kuqezinjtë do të synojnë që të thyejnë mbrojtjen e zikaltërve.
Trajneri i Milanit, Steffano Pioli do të ketë mungesë dy mbrojtës – Fikayo Tomorin për shkak të kartonit të kuq ndaj Romës, dhe Pierre Kalulu, për shkak të lëndimit.
Te Interi, nuk do të ketë mungesa fare.
Statistika:
- Interi ka triumfuar ndaj Milanit në katër takimet e fundit, duke mos pësuar asnjë gol.
- Lautaro Martinez e ka gjetur rrjetën e golit pesë herë në tri takime të edicionit të ri të Serie A.
- Fitorja e fundit e Milanit ndaj Interit është me rezultat 3-2 në vitin 2022.
- Në 10 përballjet e fundit Interi ka fituar 6 herë, ka barazuar dy herë dhe ka pësuar 2 humbje.
Formacionet e mundshme:

●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.