Zjarret që kanë shpërthyer sot kanë përfshirë edhe fshatin Turiqefc të Komunës së Skenderajt.
Për Klankosova.tv, qytetarët kanë dërguar pamje të shumta që tregojnë përmasat e flakëve që kanë kapluar zonën.
Një banor për Klankosova.tv ka bërë të ditur se zjarri ka përfshirë edhe një serrë të tijën.
Ai deklaroi se familjarët e tij, së bashku me ndihmën e fqinjëve, janë detyruar ta shuajnë zjarrin vetë. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.