Banorët e një banese në lagjen Dragodan në Prishtinë, afër rrethit të Ismetit, kanë shprehur shqetësimin e tyre për një situatë që sipas tyre paraqet rrezik për sigurinë e qytetarëve.
Në një video të dërguar për Klankosova.tv, shihet se si telat e rrymës janë të shtrirë në ballkonin e tyre.
Banorët thonë se kanë bërë disa herë ankesa për heqjen e shtyllës elektrike të vendosur në afërsi të ndërtesës, por sipas tyre, deri më tani nuk janë ndërmarrë masa konkrete.
Ata thonë se u është premtuar që problemi do të zgjidhet brenda disa ditësh, por pavarësisht premtimeve, situata ka mbetur e njëjtë dhe ndërhyrja nuk është realizuar.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.