Manchester United qysh në javën e parë do të ketë punë të vështirë.
Sot me fillim nga ora 17:30, në "Old Trafford" do të jetë nikoqir i Arsenalit.
Trajneri Ruben Amorim, do të kërkojë një start pozitiv për të harruar edicionin e kaluar i cili ishte i tmerrshëm.
Ndërkaq, Mikel Arteta, do të kërkojë qysh në javën e parë t'ia marrë primatin Unitedit.
Sezonin e kaluar, "Topçinjtë" u renditën të dytët pas Liverpoolit që u shpall kampion, derisa "Djajtë e kuq" ishin të 15-tit.
Sipas statistikave, deri më tani këta dy gjigantë të futbollt anglez janë përballur 243 herë mes vete, ku prej tyre 90 i ka fituar Arsenali, 102 Manchester United, ndërkaq 51 lojë janë mbyllur baraz.
Mbetet të shihet se kujt do t'i dhezin transferet e shumta që i kanë bërë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.